AUTONOMIA
Bateria me celula të joneve të litiumit do t’ju ofrojë një autonomi prej 45 km WLTP duke e përdorur vetëm me bateri dhe me një terheqje 4WD të gjitha rrotave (unike në llojin e saj). Duke shtuar edhe motorin 2.4-litër me ciklin Atkinson dhe do të perfitoni një kombinim mbi 600 km. Dhe falë aftësisë së OUTLANDER për të rikuperuar energjine kinetike të frenimit (të vendosura deri në 6 nivele me intensitet të ndryshëm), do të keni të gjitha avantazhet e energjisë elektrike pa u shqetësuar se jeni pa karikim.