SISTEMI I KONTROLLIT DINAMIK TË TERHEQIES INTEGRALE S-AWC (SUPER-ALL WHEEL CONTROL)
Më e mira e tërheqies integrale nga Mitsubishi.
Sistemi S-AWC ju jep edhe më shumë siguri në çdo sipërfaqe të rrugës, në sajë të tërheqies integrale me kontrollin aktiv të Mitsubishi Motors (AYC), e cila përdor frenimin për të shpërndarë momentin rrotullues nga rrotat në të majtë në ato në të djathtë. Edhe në rast të frenimit ose përshpejtimit të pavullnetshëm në kthesa në një sipërfaqe të mbuluar me dëborë, është e mundur të ruhet kontrolli pa ndonjë ndërhyrje speciale nëpërmjet timonit: S-AWC zbulon kushtet e rrugës në kohë reale dhe përshtat frenimin dhe ingranimin në diferencialin e pasëm për të përmirësuar performancën e automjetit. Një tregues në panelin e instrumenteve tregon statusin e sistemit S-AWC. Në varësi të kushteve të rrugës, janë në dispozicion tre mënyra lëvizëse, AUTO, SNOW dhe GRAVEL, të cilat lejojnë saktësi më të mirë në kthesë, stabilitet në drejtësi dhe manovërueshmëri në sipërfaqet e rrëshqitshme.